Connect with us

Kosova

Serbia është gati/ Daçiç paralajmëron për veprime të skajshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, me rastin e njoftimit se do të hiqet nga qarkullimi monedha Dinar në territorin e Kosovës, ka thënë se Serbia duhet të jetë e gatshme të funksionojë në çdo lloj tjetër realiteti.

“Kurti do të bëjë gjithçka që mundet për ta definuar Kosovën si shtet të pavarur, por i mungon thelbi, qe eshte njohja nga OKB” – u shpreh kryediplomati serb.

I pyetur se çfarë pasojash do të kishte heqja e dinarit, duke qenë se Prishtina ka paralajmëruar futjen e euros, duke filluar nga 1 shkurti, Daçiç u shpreh:

“Ne duhet të jemi të gatshëm të funksionojmë në çdo lloj realiteti. Nuk ka dyshim se Serbia do të jetë e gatshme për çdo lëvizje nga ana e saj. Megjithatë, kjo është saktësisht e kundërta e gjithçkaje që po bën Serbia dhe Evropa. Ne po flasim për Ballkani i Hapur, tregu, fuqia e punës, kapitali, dija…, kurse Prishtina zyrtare ka një tjetër kurs. Duke shpikur keto situate, Albin Kurti po i shtyn serbët të largohen nga Kosova” – potencoi Ivica Dacic duke cituar fjalet e presidentit serb se prej presionit te Prishtinës, serbët po emigrojnë.

 

 

Advertisement