Kosova
Pushtimi pritet me durim/ Analiza e mediumit gjerman për Kosovën
Kur në janar u konfirmua se SHBA-ja do t’i dorëzonte Kosovës 246 raketa antitank Javelin, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, premtoi investime rekord në ushtri.
Siç shkruan media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) Serbia ka paralajmëruar blerjen e obuseve, mbrojtje kundërajrore kundër dronëve, helikopterë dhe tashmë, gjatë vitit 2024 do të pajiset edhe me një mijë dronë.
“Kur presidenti serb, i dashuruar pas statistikave, fillon të bëjë “xhonglim” me numrat, është e mençur që deklaratat e tij të merren me kujdes, sepse realiteti jo gjithmonë ndjek njoftimet” – shkruan gazetari Michael Martens
Ai po armatoset në mënyrë retorike”, shkruan gazeta dhe kujton se si Vuçic shprehu admirimin e tij kur Azerbajxhani rifitoi kontrollin e Nagorno-Karabakut në një aksion për të cilin kishte dekada të tëra në mosmarrëveshje me Armeninë.
Vuçiq, të cilin FAZ e quan “politikanin më të fuqishëm në Beograd që nga Tito”, shpjegoi se si Azerbajxhani bëri gjithçka siç duhet – me vite forcoi ekonominë, ushtrinë, veçanërisht forcat speciale dhe priti me durim që rrethanat gjeopolitike të ndryshonin.Gazeta gjermane citon Katarina Gjokiç-in, eksperte ushtarake nga Instituti SIPRI, e cila tha se nuk ka rrezik të madh për një konflikt konvencional ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përderisa trupat e NATO-s janë të vendosura në Kosovë.
Përveç kësaj, shtoi ajo, Serbia është ekonomikisht e varur nga BE-ja, kështu që nuk mund të përballojë sanksione.
Dhe, siç vlerëson FAZ, një pushtim me tanke do të ishte një “sipërmarrje potencialisht katastrofike për Serbinë, nëse Kosova pajiset me raketat antitanke Javelin”, të cilat, siç u tregua në Ukrainë, shkatërrojnë efektivisht tanket.
Një burim amerikan i gazetës tha se Prishtina mund të presë me vite për këto raketa antitank sepse momentalisht ato po shkojnë në Ukrainë.
Sipas gazetës, ekspertët dhe “atashetë ushtarakë perëndimorë” nuk besojnë gjithsesi në një pushtim me tanke.
“Në Prishtinë, ndoshta konsiderojnë sulmet nga strukturat paraushtarake ose ilegale, të mbështetura nga Beogradi, si një kërcënim I mundshëm dhe më real. Këtë e pamë vërtet në shtator 2023 në Banjskë”, tha Katarina Gjokiç, duke iu referuar përplasjes në Zveçan.
Ajo tha gjithashtu se duhet të merret parasysh disponimi i serbëve në veri të Kosovës – nëse ata mendojnë se shqiptarët janë kërcënim për ta, atëherë është e mundur edhe rezistenca e popullatës vendase.
Gazeta gjermane vlerëson se çështja e luftës dhe paqes në Ballkan është shumë e varur nga Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë negociuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme të paqes pas konflikteve në Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni.
Por shumë kanë frikë se po i afrohemi fundit të epokës Pax Americana – sigurisht nën Donald Trump si president, por edhe nëse Joe Biden rizgjidhet sërish…