Bota
Princi Harry mbërrin në Londër për të parë mbretin Charles III
Princi Harry mbërriti në Londër mesditën e së martës për të vizituar babain e tij, Mbretin Karli III, pas njoftimit se monarku ishte diagnostikuar me kancer, raportuan mediat britanike.
Sipas Telegraph, Duka i Sussex, Princi Harry, djali më i vogël i monarkut 75-vjeçar, i cili ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe ka jetuar në SHBA gjatë viteve të fundit, mbërriti në Aeroportin Heathrow duke udhëtuar në një fluturim nate për të vizituar babanë e tij në rezidencën e tij në Londër në Clarence House.Harry është ndarë nga babai dhe vëllai i tij në tre vitet e fundit dhe në vitin 2023 ai publikoi një autobiografi në të cilën kritikon familjen mbretërore.
Lajmi se Mbreti Karli III vuan nga kanceri erdhi papritur. Sipas pallatit, i cili bëri të ditur lajmin e pakëndshëm, diagnoza e kancerit nuk lidhet me çështjen e prostatës, për të cilën ai u shtrua në spital pak ditë më parë.
Karli i informoi personalisht të dy djemtë e tij. Duka i Sussex, Princi Harry, djali më i vogël i monarkut 75-vjeçar, i cili ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe ka jetuar në SHBA gjatë viteve të fundit, mbërriti në Aeroportin Heathrow duke udhëtuar në një fluturim nate për të vizituar babanë e tij në rezidencën e tij në Londër në Clarence House.