✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Është president, 34 vjeç,1.26 metra i gjatë”/ Ronela Hajati zbulon të dashurin?

Një trend i ri në TikTok po argëton përdoruesit e rrjeteve sociale, ndërsa mes personazheve publike që i janë bashkuar është edhe këngëtarja Ronela Hajati.

Bëhet fjalë për një lojë me filtër, përmes së cilës krijohet një histori dashurie me një partner imagjinar.

Filtri përcakton rastësisht moshën, gjatësinë, peshën, profesionin, prejardhjen, statusin martesor dhe në fund shkronjën e parë të emrit të tij.

E gjithë loja bëhet për humor, ndërsa Ronelës duket se i ka pëlqyer aq shumë, sa ka vendosur ta provojë dy herë.

Në videon e parë, këngëtarja nis të tregojë historinë e partnerit që i ka caktuar filtri, duke thënë:

“Do t’ju tregoj për burrin që jam lidhur”.

Sipas lojës, ai është 34 vjeç, 1.26 metra i gjatë dhe peshon plot 198 kilogramë. Ronela i komenton me humor këto të dhëna, por të qeshurat nisin kur zbulon se profesioni i tij është president.

Situata bëhet edhe më qesharake kur filtri tregon se partneri i saj imagjinar është nga Mongolia dhe, për më tepër, i martuar.

“Qenkam dashnorja e presidentit të Mongolisë, e tmerrshme!”, thotë ajo mes të qeshurave.

Në fund, pasi mëson se emri i tij fillon me shkronjën “S”, Ronela vendos ta quajë “Soliko”.

Por këngëtarja nuk mjaftohet me kaq dhe publikon edhe një video të dytë, këtë herë me një tjetër histori dashurie.

“Vazhdojmë t’ju tregojmë për burrin e radhës që kemi”, thotë ajo në fillim të videos. Kësaj radhe, partneri imagjinar rezulton të jetë 59 vjeç, 2.89 metra i gjatë dhe 83 kilogramë në peshë. Me profesion është “gamer”, pra dikush që merret me videolojëra. Megjithatë, ajo që e bën Ronelën të qeshë sërish është prejardhja e tij. Edhe partneri i dytë rezulton të jetë nga Mongolia!

“Prapë nga Mongolia! Nuk u ndava nga Mongolia unë!”, thotë këngëtarja me humor.

Ndryshe nga i pari, ky partner është beqar, ndërsa emri i tij fillon me shkronjën “H”.

Pa u menduar gjatë, Ronela vendos ta quajë “Huqiqo”.

Kështu, me batutat dhe reagimet e saj spontane, Ronela e ka kthyer këtë trend të TikTok-ut në dy video plot të qeshura.

Dhe nëse ka diçka që i bashkon të dyja historitë e saj imagjinare të dashurisë, ajo është Mongolia, nga e cila Ronela duket se nuk po ndahet dot, të paktën sipas filtrit të TikTok-ut!

Advertisement