Connect with us

Kosova

Austriaku hap Kutinë e Pandorës/ Kërcënimet për vrasjen e Kurtit

Burime të besueshme nga institucionet e sigurisë në Kosovë, thanë se kanë patur informacion për një tentative atentati ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Për këtë çështje, ka folur edhe eksperti austriak, Gunther Fehlinger, I cili tha se Serbia dëshiron të krijojë një pretekst për te nisur luftën, ku “vrasjen e Kurtit” e sheh si provokimin e përsosur për realizimin e skenarit të saj.

“Serbia do luftë ripushtuese. Për të shmangur hakmarrjen masive amerikane që bllokon luftën e ardhshme, Serbisë i duhet një arsye e besueshme për luftë. Ngjashëm me vrasjen e Franz Ferdinandit në vitin 1914, qarqe të fuqisë sekrete në Rusi dhe Serbi e duan këtë luftë, u duhet një provokim i madh dhe një lloj 11 shtatori që e shtyu Amerikën në luftë në Afganistan dhe Irak. Vrasja e Kurtit është provokimi i përsosur që sigurisht do të çojë në një reagim të dhunshëm kundër serbëve në Kosovë, duke krijuar “rast perfekt” për të filluar luftë, me Serbinë që të ndërhyjë duke pretenduar se do të shpëtojë serbët në Kosovë. Ata janë duke e përgatitur publikun në Serbi që prej 2 vitesh ose që nga viti 2012 për këtë skenar”, deklaroi eksperti austriak.

Po ashtu, Fehlinger vlerësoi se plani për vrasjen e Kurtit mbështetet në strategjinë e KGB-së ruse.

Vrasja e Kurtit është pjesë e strategjisë së prerjes së kokave, e përdorur nga KGB-ja, përpara ndërhyrjes së madhe për t’i vënë armiqtë e tyre në luftë dhe për t’i paralizuar. Kosova pa Kurtin do të ishte në kaos, prandaj, kërcënimi është shumë real”

–  theksoi eksperti austriak.

Krahas kësaj, ai gjithashtu kujtoi edhe disa vrasje dhe incidente në të kaluarën, përmes të cilave shteti serb nxiti trazira dhe dëmtoi shqiptarët.

“E mbani mend masakrën e Pandave në Pejë 1999? Shërbimi Sekret Serb vret të rinjtë serbë për të krijuar mundësi lufte. E mbani mend vrasjen e lumit Ibër nga UDB-ja serbe që provokoi trazirat e shqiptarëve në vitin 2004, e cila dëmtoi aq shumë reputacionin e shqiptarëve të Kosovës? Incidente të tilla të tmerrshme janë shumë më logjike dhe më të mundshme” – nënvizoi Fehlinger.

Në vazhdim, ai kërkoi që Kosova të jetë e përmbajtur ndaj provokimeve të Serbisë por edhe kërkoi nga mediat dhe qeveria që ta përgatisin opinionin publik, në rast të ndonjë lufte.

“Pavarësisht refleksit për hakmarrje, publiku i Kosovës duhet të qëndrojë i qetë dhe çelësi është dokumentimi i krimeve nga Serbia dhe mbështetja perëndimore për Kosovën në mënyrë që serbët të mos kenë pretekst për luftë” – potencoi eksperti dhe parashikoi se 5 javë të vështira e presin përpara Kosovën, dhe kërkoi kujdes që të mos futet në kurthin e “luftës”.

Advertisement