Kronike
Braktisi foshnjën disa ditëshe pranë lumit Kir, jepet dënimi për nënën (EMRI)
Nëna Orjana Gremi e cila vrau foshnjënë e saj janarin e kaluar duke e hedhur në ujrat e lumit Kir është dënuar më 22 vite burg. Në 12 Shkurt 2024 gjyqtarët e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtore dhe dënuan Gremin për akuzën e “Vrasjes së miturit”. Para dhënies së vendimit, Gremi kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.
Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.
Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë.
Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet.