Connect with us

Kosova

BE do luftë në Ballkan, mbyll dialogun dhe hap llogore

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen nga qarkullimi të valutës serbe “dinar”, ka bërë të mendohet se një takim ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj serbe nuk do të jetë larg, por vula e vendimit nuk ka vonuar nga Brukseli.

Është vet zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka plane për një raund të radhës të dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka patur një ftesë nga Brukseli, por që e ka refuzuar pjesëmarrjen.

Ai ka deklaruar se nuk do të shkojë në kryeqytetin, pasi “çështja e dinarit, që ata duan të diskutohet, nuk është pjesë e dialogut”.

Bislimi ka thënë se për këtë takim nuk ka pasur dakordim, dhe ka akuzuar emisarin evropian, Miroslav Lajçak se ka shkelur parimet që i kishte vendosur vetë.

Vlen të theksohet që edhe kryeministri Kurti është deklaruar se është gati te shkoj ne Bruskel për të nënshkruar marrëveshje, nëse edhe Serbia është e gatshme.

Për gjithë këto zhvillime, shumë analistë mendojnë se dialogu Kosovë- Serbi nuk do të jetë më për momentin në qendër të vëmendjes për shkak të zgjedhjeve në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tyre, zëdhënësi Peter Stano, tregoi se përkohësisht dialogu do jetë  OUT dhe se i gjithë koncentrimi i dy fuqive të mëdha të SHBA-ve dhe BE-së do jetë se kush do udhëheq Amerikën gjatë katër viteve të ardhshme dhe cilat grupe do jenë shumicë në Parlamentin e ri Europian

“Mos angazhimi i BE-së për të takuar Kurtin me Vuçicin na detyron të mendojmë se mos ndoshta Unioni është pajtuar që Serbia me ndihmën e Rusisë të përhapë një luftë të re në Ballkanin Perëndimor, pasi hapur vërehen kërcënimet serbe në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe në Mal të Zi” – deklaroi profesori Sulejman Mehazi

Advertisement