Aktualitet
“Na ndez” – Pastori Akil Pano tregon historinë e çiftit shqiptar që shihnin p*rno
Pastori Akil Pano, e ka cilësuar industrinë e pornos si një nga më shkatërrimtaret për shoqërinë njerëzore.
Ndërsa ishte i ftuar në “Albano Show” në Vizion Plus këtë të premte, Pano ka treguar historinë e një çifti shqiptar të cilët shihnin vazhdimisht filma porno.
Ai tha se pas disa kohësh lidhja e tyre kaloi në tradhti, pasi burri kishte nisur një histori jashtë martesore.
“Më vjen dikush dhe më thotë që hera herës shihnin filma porno. I thashë si ka mundësi që gruaja jote sheh organet e një mashkulli tjetër dhe ti të një femre tjetër.
Fatkeqësisht burrat raportin e tyre intim me gruan në shtrat duan ta organizojnë sipas një modeli që shohin në porno, pra duan ta bëjnë gruan një prostitutë”, tha Akil Pano.
Sa i përket kësaj pyetje Pano tha se porno është një industri e shpërndarë më shpejt se çdo virus, duke shtuar se është mjaft e rrezikshme, sidomos për fëmijët.
Pjesë nga biseda:
Albano Bogdo: A është mëkat të shikosh filmat në të cilat ndodhin gjëra që bëjnë të rriturit, porno?
Akil Pano: Kalove nga lufta në porno, nga katastrofa në katastrofë.
Albano Bogdo: Pse është katastrofë pornografia?
Akil Pano: Pas legalizimit të pornografisë, ajo plasi si plandemia. Është shpërndarë më fort se çdo virus tjetër. Nuk ka drogë më të fortë se pornografia dhe bixhozi.
Albano Bogdo: Ka, ka, është kokainë. Nuk krahasohet Mia Khalifa me kokainën.
Akil Pano: Kemi dhe një problem tjetër madhor, nuk po flas për problemin që shkakton pornografia të të rriturit. Po flas për dëme të parikuperueshëm që pornografia shkaktohet te fëmijët.
Albano Bogdo: Po te fëmijët nuk lejohet.
Akil Pano: Te fëmijët nuk lejohet? Mjafton një telefon në duart e fëmijë dhe sheh gjithçka.
Albano Bogdo: Po ti pse ke dy telefona?
Akil Pano: Për arsye pune.