Connect with us

Kosova

Incidenti në Zvecan/ Analisti: Ja pse nuk ka ende reagim nga ambasadorët e QUINT-it

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi që në komunat e veriut zgjedhjet lokale të përsëriten me 21 prill 2024.

Sipas profesorit universitar dhe analistit politik, Enver Bytyçi, ky vendim u mor në momentin kur diskutimet dhe debatet për lejimin e përdorimit të dinarit në këto komuna po shterohej.

Ai ka lavdëruar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, duke thënë se BQK qëndroi besnike deri në fund, në respekt të sovranitetit të vendit.

Ai vlerëson gjithashtu se edhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës, është akt i respektimit të sovranitetit të vendit. Bytyçi ka kujtuar se si krerët e shtetit nuk bënë lëshime as kur Kosovës iu kërkua t’i nënshtrohej kërkesave anti-kushtetuese të serbëve dhe të Serbisë.

Ndërsa, duke komentuar incidentin e fundit në Zveçan, ku nënkryetares së komunës Natasha Tomaniç, iu dogjën dy biznese nga terroristët serbë, Bytyçi ka kritikuar ambasadorët e huaj, qe sipas tij nuk e kanë dënuar ende terrorin e serbëve, pasi frikësohen se do të zemërohet presidenti serb Aleksander Vuçiç. Sipas tij, pesëshja e QUINT-it nuk ka frikë të kërcënojë të dobtin, ne kete rast, Kosovën dhe qeverinë e saj!

“Por, t’i frikësohesh të fortit e ta përdorësh për mbrojtje të dobëtin, është dobësi e kaluar dobësisë, padrejtësi dhe pjesë e intrigës! Kanë frikë ta dënojnë Vucicin, edhe pse ai është zënë me presh në duar si organizator i akteve terroriste në Kosovë” – ka vlerësuar Enver Bytyçi

Kujtojmë se me herët, profesori I njohur theksoi se “Pranimi i Kosovës në NATO do të sillte zhvillime surprizë. Në betejën për konkurrencë, pra për të zënë vendin e saj në rajon, Serbia do të ndryshonte të gjitha strategjitë e aleancave të saj. Do të detyrohej që vetë, me vullnetin e saj, të kërkonte zyrtarisht anëtarësimin në, e jo vetëm në BE. Kosova përdoret prej saj, sa kohë që shteti më i ri në Evropë nuk është pjesë e BE-së dhe sidomos e NATO-s.

“Nëse ajo bëhet anëtare e Aleancës, Serbia do të vrapojë të kapë trenin euro-atlantik, pasi që do të ndjehet jo vetëm e poshtëruar, por edhe e izoluar, e mundur dhe e humbur për shumë dekada të ardhshme.

E di se ka nga ata që do më thonë se “nuk është kaq e lehtë”! Nuk është e lehtë as për Serbinë të bëhet pjesë e Perëndimit, as për katër vendet anëtare të NATO-s që të hedhin hapin e njohjes së Kosovës. Por paqja nuk ka alternativë tjetër. Nëse në Ballkan duhet bërë një operacion paqebërës, atëherë nuk shoh tjetër mënyrë të vepruari. Operacionin e bëjnë mjekët e guximshëm. Nuk e bëjnë ata që e kanë një këmbë në Evropë e tjetrën në Rusi. Nuk e bëjnë as ata diplomatë që shkojnë sipas parimit “I duhet dhënë diçka Serbisë nga Kosova, që të arrihet pajtimi”! Nëse i jep Serbisë gishtin, ajo do të kërkojë dorën e më pas edhe krahun! Këta diplomatë nuk e kuptojnë këtë formulë qëndrimesh e veprimesh në Serbi, sepse janë mësuar të nënshkruajnë marrëveshje mirëbesimi midis tyre. Por Serbia është tjetër. Është vendi më i pabesë i kontinentit evropian” – potencoi Enver Bytyçi

Advertisement