Kronike
Gazetarja: Nikollaq Neranxi është akuzuar nga ish-bashkëshortja se i ka prerë gishtat…
Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish- gruaja e tij pranë Komisariatit nr.6 në Tiranë për dhunë ndaj saj. Gazetarja Aida Topalli e ftuar në Dritare TV tha se ish-bashkëshortja e zotit Neranxi, e ka akuzuar këtë të fundit, për dhunë sistematike ndaj ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtjeje.
“Dhuna nuk është një fenomen që prek familje të caktuara. Madje nëse bëjmë një analizë kohët e fundit na rezulton që nga dhuna në familje po preken më shumë familjet që janë kushte të mira ekonomike por kanë pabarazi sociale.
Rasti i familjes Neranxi ishte një rast i një dhune që vazhdonte prej vitesh. Ata ishin të ndarë por jetonin në të njëjtën banesë.
Ka qenë ish-bashkëshortja e Nikollaq Neranxit ajo që ka bërë një kallëzim në komisariatin nr. 6 të policisë ku ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje.
Policia ka referuar në gjykatë kërkesën për urdhër mbrojtjeje.