Connect with us

Bota

FOTO/ Libri shkollor në Rusi nxit fëmijët ‘t’i bashkohen ushtrisë për të luftuar

Një libër i ri shkollor në Rusi raportohet se shtrembëron historinë e luftës në Ukrainë dhe nxit studentët t’i bashkohen ushtrisë, shkruan rrjeti shtetëror britanik BBC.

Teksti me titull “Mësime themelore të sigurisë dhe mbrojtjes së atdheut” raportohet se është i detyruar për nxënësit nga 15 deri në 18 vjeç, si në Rusi ashtu dhe në rajonet e aneksuara pas luftës në Ukrainë.

Mësuesit e tekstit raportohet se do të jenë ushtarakë ose ish-ushtarakë rusë me diplomë në pedagogji. Zhvillimi vjen teksa shumë ushtarakëve të kthyer nga lufta po u jepen kurse falas për t’u bërë mësues.

Mes autorëve të librit janë figura të ministrisë ruse të mbrojtjes dhe të gazetës pro Kremlin, Rossiiskaya Gazeta.

368 faqet e tij janë të mbushura me rrëfenja që përshkruajnë “arritjet heroike të ushtrisë ruse” nga shekulli i 13-të deri në kohërat aktuale.

“Të dashur kolegë, ne e kuptojmë rëndësinë e informacionit për studentët, nga pikëpamja e Rusisë”, tha përfaqësuesja e botuesve Olga Plechova duke shtuar se libri ishte “një përshkrim i saktë i historisë.”

Mes të tjerave, autorët e librit lavdërojnë diktatorin Joseph Stalin dhe celebrojnë fitoret në ‘Luftën e Madhe Patriotike’, siç i referohet Rusia Luftë së Dytë Botërore.

Aty përmendet gjithashtu aneksimi i Krimesë në vitin 2014, duke iu referuar si “ribashkim i Krimesë me Rusinë”, pas ndryshimit të dhunshëm te pushtetit në Ukrainë dhe ardhjes së partive pro-perëndimore.

“Kur ndodhi grushti i shtetit në Kiev në 2014, qeveria e re nisi shtypjes e denigrimin e çdo gjëje ruse,” shkruajnë autorët, dhe më pas vijojnë me një seri deklarata sh të rreme, shkruan BBC.

“Ata dogjën librat rusë, prishën monumentët dhe ndaluan këngët ruse, ndërsa në restorante nisën të shërbenin koktejle të quajtur ‘gjak rusi’”.

Libri shkollor shkruan më tej: “Qytetet rusofone në Luhansk e Donetsk kundërshtuan këto politika prandaj u bombarduan nga nazistët ukrainas me raketa e artileri”./BBC/

Advertisement