Connect with us

Bota

Tragjike/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të paktën tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë vdekur pas të shtënave në Pensilvani të SHBA-së gjatë kësaj shtune.

“Ne po hetojmë një vrasjen që ndodhi në qytezë këtë mëngjes. Tre persona u vranë në dy rezidenca të ndryshme”, deklaroi për CNN kryetari i bordit të mbikëqyrësve të qytetit, Jeff Dence.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin si autori i ngjarjes, ai është 26-vjeçari Andre Gordon.

Pas të shtënave fatale, i dyshuari grabiti një qytetar në një zonë tjetër, duke i marrë makinën.

“Besohet se Gordon i njihte të gjitha viktimat (përveç viktimës së grabitjes së makinave). Gordon besohet të jetë aktualisht i pastrehë dhe ka lidhje me zonën e Trenton, New Jersey”, tha policia e qytetit në një deklaratë.

Ndër të tjera autoritetet kanë njoftuar se i riu mbetet ende në arrati dhe rrezikshmëria është e lartë.

“Autori është i armatosur dhe i rrezikshëm, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Ne po hetojmë me ndihmën e zyrës së prokurorit të qarkut dhe FBI. Ai ëhstë i dobët, mban të veshur xhup të errët me kapuç. Ndër të tjera mban më vete një pushkë, por mendohet se ka armë tjetër me vete“, deklaruan ata.

Advertisement