Connect with us

Bota

Netanyahu drejtuar Blinken: Do të dërgojmë trupa në Rafah, me ose pa mbështetjen tuaj

Benjamin Netanyahu është  shprehur sot, i vendosur për të kryer një sulm tokësor në Rafah të Gazës edhe pa mbështetjen e SHBA-së.

Netanyahu tha në një deklaratë se ai i tha Sekretarit të Shtetit amerikan Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Izrael se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa avancimin e ushtrisë izraelite në Rafah.

“Dhe i thashë se shpresoj ta bëjmë me mbështetjen e SHBA-së, por nëse duhet, do ta bëjmë vetë”, theksoi ai. Në Rafah, qytet në jug të Rripit të Gazës, janë zhvendosur më shumë se 1 milion palestinezë.

Advertisement