Connect with us

Kosova

Vuçiç ka marrë urdhër për luftë, Shala zbulon dokumentin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka mandatuar Millosh Vuçeviçin, ish-ministër i Mbrojtjes dhe lider i Partisë Progresive Serbe (SNS), për formimin e Qeverisë. Ai zgjodhi aeroportin ushtarak të Batajnicës për të bërë prezantimin e mandatarit të ri të Qeverisë serb, prej ku edhe përçoi mesazhe luftënxitëse, teksa bëri të ditur se në një të ardhme të afërt, Serbia do blejë avionë të kombinuar luftarakë-bombardues, MIG 29 nga Rusia dhe se më 20 prill do testohen dronët e prodhuar në Serbi.

Vuçiq ka thënë gjithashtu se nuk kërcënon askënd, pasi sipas tij, ata që flasin për kërcënime zakonisht mendojnë se duhet të kërcënojnë dikë.

Deklarimi i Vuçiçit për mandatimin e Vuçeviçit për kryeministër të Serbisë nga aeroporti ushtarak në Batajnicë, sipas eksperti i sigurisë  Drizan Shala ka një simbolikë, sepse është bërë nga një vend ku në vitet 1998/99 janë sjellë dhe janë varrosur dhe rivarrosur trupat e 720 shqiptarëve të vrarë në Kosovë dhe ishin fshehur në bazën e njësisë antiterroriste serbe.

“Pikërisht nga ai vend Vuçiç përçoi mesazhin se qëndron ende prapa veprimeve të ndërmarra nga shteti i Serbisë, përsa i përket spastrimit etnik të ndodhur në Republikën e Kosovës dhe në anën tjetër kjo tregon se autori i krimit kthehet në vendin e krimit” – deklaroi eksperti Shala, duke shtuar se jo rastësisht është mandatuar Vuçeviç për kryeministër, pasi ai është pjesë e klanit të Novi Sadit dhe kontrollohet nga Zvonko Veselinoviçi.

Shala gjithashtu duke komentuar deklaratën e Vuçiçit se më 20 prill do të teksohen dronët, prodjim serb, tha se kjo dëshmon militarizimin e Ballkanit.

“Kur dihet se Kosova posedon dronë ‘Bayraktar’, Serbia është duke përgatitur kundërofensivë, në rast se do të kemi një ballafaqim të teknologjisë së fundit mes dronëve. Mangësitë dhe përparësitë e dronëve ‘Bayraktar’, Vuçiç I ka në dispozicion” – tregoi Shala, sipas te cilit, “Deklarimet e Vuçiçit se Serbia po armatoset që të mbrohet, janë një përpjekje për kthimin e një Jugosllavie te re.

Shala duke komentuar paralajmërimin e Vuçiçit se do vizitojë Moskën në tetor, tha se presidenti serb vetëm zbaton politikat e presidentit rus.

“Vuçiq do tentojë të zbatojë dhe ta kryejë obligimin shtetëror që ka marr nga presidenti Putin. Pra ai duhet të përmbushë bastin që është shpërndarë edhe nga mediat ndërkombëtare, nga presidenti Putin…Është një bast që Vuçiç duhet ta kryejë. Ky bast thotë se në terren do të ketë tentativa për te destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Pra do të kemi luftë. A do të kemi luftë në Kosovë, apo do të mbahet Kosova napo lufta do të fillojë në Bosnje, kur dihet se Dodik tanimë ka thënë se hyrja e Bosnjes në NATO do të thotë prishje e Marrëveshjes së Dejtonit? Kjo mbetet për tu parë. Kosova do  përdoret si pikë e konfrontimit politik e luftarak. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë mund të përdoret Mali i Zi.” –  tha Shala, duke shtuar se çështja e Ballkanit Perëndimor është shumë komplekse.

 

Advertisement