Connect with us

Pinknews

“Më braktisën në Durrës…”/ Lidi vazhdon rolin si ‘vëllai’ i Heidit, Juli ‘shokohet’ me rrëfimin

Lidi Delia është banori më i ri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Ai ka hyrë me një rol, duke thënë se është vëllai i Heidi Bacit, e cila është në një mision sekret nga Vëllai i Madh.

Mbrëmë ata kanë bërë një plan se si t’i bëjnë banorët që të besojnë se ata janë motër e vëlla me të vërtetë.

E mëngjesin e sotëm, Lidi vazhdon që të mbajë sekretin e Vëllait të Madh dhe flet me Roza Latin dhe Julian Dedën sikur të ishte vërtetë vëllai i Heidit.

Banori i ri përforcon më shumë gënjeshtrën duke treguar se “është ndjerë i thyer, kur e kanë lënë vetëm në Durrës dhe pjesa tjetër e familjes është larguar për në Itali”.

Pjesë nga biseda:

Lidi: Unë nuk e kam përballuar ndarjen, që mua më kanë lënë në Durrës për një kohë të gjatë. Aty jam thyer unë.

Roza: Që të lanë vetëm në Durrës, për një kohë të gjatë? Sa kohë?

Lidi: uhet të më kishin lënë dhe mua dhe Heidin po të kishin pasur probleme.

Juli: A i ke pyet pse të kanë lënë vetëm ty?

Lidi: Po kam qenë në një moshë që… çfarë të pyesësh? E ke parasysh kur je para adoleshent, adoleshent që thua edhe malin e shkatërroj dhe të merr ai hovi, por familja duhet të rrijë mbrapa. Por gjithsesi kam pasur liri dhe e kam shijuar këtë liri me thënë të drejtën.

Advertisement