Aktualitet
“Drejtorë dhe ish-ministra nën hetim”, Anila Hoxha: Priten rezultate brenda muajit për policët e lidhur me krimin
Gazetarja Anila Hoxha thotë se SPAK pritet të godasë policët e lidhur me krimin e organizuar sipas saj, brenda këtij muaji.
Duke iu referuar deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani dhe komunikimeve të saj në rrugë zyrtare me SPAK, Hoxha tha në emisionin “Top Story” se prokurorët specialë kanë nën hetim drejtorë dhe ish-ministra.
Pjesë nga deklarata e gazetares Anila Hoxha në Top Channel:
Dumani thotë se janë disa raste nën hetim zyrtar të policisë, dhe në këtë arsye është parë e arsyeshme të mos përfshihen në hetime, për shkak të dekonspirimit, dhe për këtë arsye është përfshirë BKH. Me 20 prokurorë të posaçëm SPAK konsiderohet i plotësuar, tha ai. Duman kërkon shtim të hetuesve, sepse pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së merren me përgjimet.
Angazhimi i disa oficerëve të policisë, që është ajo që njihet i dosja e “Metamorfozës” së shpejti do të ketë rezultate. Kur themi së shpejti do të thotë brenda këtij muaji, do të dorëzohet dosja e tyre në gjykatë për kërkesën e masave të sigurimit. Në raportin e SPAK flitet edhe për funksionarë të drejtësisë që janë nën hetim. Një gjyqtar, një prokuror mund të jetë funksionar i drejtësisë. Po ashtu flitet për pastrimin e parave, në vend të parë është Tirana, më pas Durrësi, Vlora dhe Lezha.