Kronike
Aksident tragjik në Brescia të Italisë, vdes 32 vjeçari shqiptar, plagosen 7 të tjerë
Një 32 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmjen e së dielës në Brescia të Italisë.
Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e “Porsche” që drejtonte për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur disa makina të tjera.
Më pas, është përplasur me një pemë, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në automjet ndodhej edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.