Connect with us

Politike

Ministra e ish ministra në pranga/ Rama: Janë në hallet e tyre, kam dhënë mesazhe të qarta për të gjithë

Kryeministri Edi Rama thotë se ministrat dhe ish ministrat, të cilët kanë rënë në pranga, tanimë janë në hallin e ture dhe se kanë mbaruar punë me politikën dhe publikun.

Në emisionin “Real Story” Rama u shpreh se pjesa më e madhe e tyre, kanë qenë të larguar nga qeveria, kur kanë filluar të kenë probleme me drejtësinë.

Sipas kreut të qeverisë, ndryshimet e vazhdueshme në qeveri, janë kryer për të dhënë mesazhe të qarta.

Pjesë nga intervista

Sokol Balla: Dhjetëra ministra,  ish-ministra, kryetarë bashkie, nuk janë pak apo jo?

Edi Rama: Po një minutë, se ky është një proces 10 vjeçar dhe këtu bëhet fjalë, se nuk dua fare t’i përmend ata njerëz sepse janë në hallet e tyre, dhe kanë mbaruar punë me mua dhe politikën dhe publikun, por bëhet fjalë për një numërim të caktuar që fillon ditën e parë, një. E dyta, pjesa më e madhe ose mos të tërë, kur kanë filluar të kenë probleme me drejtësinë, kanë qenë të larguar nga qeveria. Pra, kur më thua çfarë duhet të bëjmë ne, çfarë duhet të bëjmë ne faktikisht?

Sokol Balla: Për shembull Erjon Veliaj thotë duhet të shtrojmë filtrat, pas goditjes së dytë që mori Bashkia e Tiranës nga SPAK..

Edi Rama: Mos t’i hyjmë këtij diskutimi se çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri, se po flasim bashkë këtu. Unë personalisht di që ne e para e punës, kur vjen puna për qeverinë, unë jam shumë i vëmendshëm dhe kam bërë ndryshime të vazhdueshme në qeveri, iu kam dhënë mesazhet e mia shumë të qarta të gjithëve. Kam dhënë mesazhe të qarta edhe me lëvizjet e qeverisë, edhe me veprimet të tjera që jo gjithmonë kanë qenë të lidhura me çështje që kanë patur të bëjnë me shqetësime të kësaj natyre dhe nga ana tjetër kemi vijuar të bëjmë reformim dhe ristrukturim dhe për këtë flasin shifrat. Vetëm numri i shërbimeve online që bëhen sot, tregon se sa shumë është ulur niveli i korrupsionit në marrëdhënien direkte qytetar-shtet një herë, vetëm ajo. E dyta, po të shikosh numrin e prokurimeve publike, po të shikosh shpërndarjen e fondeve publike me prokurime publike përsëri ka një shpërndarje shumë më të madhe në shumë më tepër duar të fondeve publike që tregon që ka shumë më tepër transparencë, shumë më tepër garë etj etj.

Të gjitha këto janë procese, janë shtetndërtim, nëse do ishin të thjeshta, nëse do bëheshin menjëherë..
Pra, që lufta me korrupsionin duhet të vazhdojë në të gjitha nivelet, kjo nuk diskutohet, që duhet të thellohet, kjo nuk diskutohet, që kur ka ngjarje të tilla njerëzit duhet të ndjehen të çliruar që u lehtësua një peshë që e kemi patur në kurriz edhe që na ka rënduar edhe që nuk e kemi identifikuar dhe jo të krijohet e gjithë kjo zallamahi, por kësaj zallamahisë nuk kemi çfarë i bëjmë është pjesë e jetës politike.

Advertisement