Kronike
EMRI/ U mbyt në Durrës teksa po peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i 40-vjeçarit
Trupi i një 40-vjeçari që u mbyt para dy muajsh në zonën e Porto Romanos teksa peshkonte në det, është gjetur në brigjet e Kroacisë. Familjarët e kanë marrë trupin dhe kanë zhvilluar ceremoninë e varrimit në qytetin e Lushnjes, që ishte vendlindja e tij. Familjarët kishin kontraktuar palombarë privat të një kompanie holandeze për kërkimin e njeriut të tyre.
Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, më datë 25 shkurt të këtij viti, por kushtet e motit nuk kanë qenë të favorshme. 40-vjeçari ka rrëshqitur në ujë dhe nuk ka mundur të dalë nga deti pasi është tërhequr nga rryma.