Connect with us

Kronike

Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën, Fatmir Tarellari kërkon lirimin nga burgu

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që prej disa muajsh ndodhet në burg, për vrasjen e kunatit të tij, ka kërkuar përmes avokatëve të tij lirimin nga qelia.

Tarellari ekzekutoi kunatin 33-vjeçar, Erjon Pelivani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën në mënyrë të përsëritur dhe më pas i bënte presion duke i kërkuar shuma monetare.

50-vjeçari po mbahet në një pavijon të posaçëm të një prej burgjeve të Larisës, jo me të burgosur me dënime të rënda, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij, shkruan Protothema.

Sipas 50-vjeçarit, dhunimi nga 33-vjeçari, Erjon Pelivani ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar. Tarellari u vetëdorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani

Tarellari ekzekutoi pelivanin disa ditë pasi vajza e tij 18-vjeçare i rrëfeu se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh.

Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar në moshën 12 deri ne 14 vjeç.

Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari sedo te publikonte pamje gjatë akteve nëse ajo nuk i jepte para. Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave ndaj familjarëve doli në dritë edhe ngjarja.

50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga daja i saj 33-vjeçar. Ai theksonte se jetesa është e tij dhe e familjes së tij, djalit të mitur 9 vjeç dhe vajzës së tij e cila është studente në Universitet varen vetëm nga puna e tij, pasi nuk kanë të ardhura të tjera.

Një psikiatre që ekzaminoi 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, kishte konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa ajo monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

Kronike

Si nëpër filma/ Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamje nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar dhjetëra urdhër arreste për personazhe të botës së krimit.

Sikurse duket në video, forcat e RENEA-s zbarkojnë në vilat e personave të shpallur në kërkim, duke u ngjitur me shkallë.

Ministri Taulant Balla thotë se lufta kundër krimit të organizuar është e pandalshme dhe po jep rezultat.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading

Kronike

Në kërkim nga SPAK, arrestohen dy persona në Spanjë dhe Itali (EMRAT)

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme janë arrestuar në dy shtete europiane.  Raportohet se Denis Meta është vënë në pranga në Spanjë, ndërsa Arjan Tuku është kapur në Itali.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshja rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale. Arrestimet e tyre u kryen në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.

Rreth 50 urdhër arreste raportohet se janë lëshuar nga SPAK, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme. Urdhër arrestet janë lëshuar për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading

Kronike

Tentoi të vrasë me thikë bashkëshorten, dënohet me burg shqiptari në Britani (EMRI)

Një 44 vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar me 15 vite burg pasi u kap në tentativë për të vrarë bashkëshorten e tij.

Për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, mediat angleze shkruajnë se Petrit Zefi ishte tepër xheloz ndaj gruas së tij dhe kishte shfaqur edhe më parë shenja agresiviteti.

Zefi i cili hyri në Britaninë e Madhe ilegalisht në vitin 2000 me anë të një kamioni, ishte një njeri aq kontrollues saqë Nataslisë, nënës së katër ffëmijëve u ndaloi të ketë telefonin e saj apo të shkonte ku të donte

Me një thikë në dorë Zefi tentoi të godiste bashkëshorten e tij por ngjarja e rëndë u parandalua me ndërhyrjen e vajzës së çiftit.

Continue Reading

Kronike

U kap me 113 mijë euro në Audi/ Kush është ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK?

SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Altin Morina, dyshohet se ka lidhje me gurpin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading

Kronike

Kush janë tre ish-zyrtarët e lartë të policisë që SPAK ka lëshuar urdhër-arrest, njëri prej tyre “personazh” i njohur

Zbulohen emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë së shtetit, për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër-arrest, në sajë të megaoperacionit.

Urdhër-arrest është lëshuar për Henrigert Mitrin, ish-drejtues i Policisë së Lezhës, Klodian Jasharin, si dhe Altin Morinën ish-efektiv i RENEA.

Ky i fundit është një emër i njohur edhe për publikun, pasi është ndaluar edhe disa muaj më parë nga policia, pasi iu gjetën 113 mijë euro në mjetin luksoz.

Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro ishin të mbështjella me qese marketi. Para uniformave blu Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë.

Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e Kodrës së Diellit kur ndërhyri policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.

Edhe në fillimet e karrierës së tij Altin Morina është vënë në pranga pasi kundërshtoi kolegët e tij teksa ishte duke punuar si “bodyguard” në një lokal nate në zonën e bllokut.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING