Pinknews
Trazon RRJETIN/ Sara i dërgoi dron Heidit, Donaldi e SULMON
Pasi çifti Bardhi-Sara treguan mbështetjen e tyre për Heidin nëpërmjet një droni të nisur në ambientet e shtëpisë ditën e sotme, shumë prej ndjekësve të çiftit reaguan ‘ashpër’ ndaj tyre duke u shprehur se droni është nisur në ambientet e shtëpisë për të bërë ‘lëmsh’ Romeon.
Pas disa reagimesh të ardhura nga Sara dhe partneri i saj Bardhi, ish-banorja ka bërë një tjetër reagim në llogarinë e saj personale të Instagramit teksa shpërndan një mesazh me binjakun e Romeos, Donaldin, ku ky i fundit i thotë: Unë e di çfarë njerëzish jeni ju të dy
Më pas Sara shprehet se ajo së bashku me Bardhin dhe dy binjakët kanë një marrëdhënie tepër të mirë dhe kurrë nuk do e bënin dërgimin e një droni në shtëpi për të përçarë një çift ose për vëmendje.