Rajon
Serbia ngre flamurin e bardhë? Vuçiç: Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Kosova mund të mbledhë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Teksa fajësonte fuqitë e mëdha dhe shprehej se Serbia ka qenë në betejë me këto të fundit, Vuçiç tha se ishte krenar për përpjekjet e tij për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Më 16 maj presim një raport për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë. Pranimi i Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës është pika e dytë dhe tani ka një fushatë gjithëpërfshirëse të interpretimit fleksibël të obligimeve të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë zbatimit të teorive të ndryshme për fajin e lidershipit serb se pse Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Gjasat që të ndodhë janë të mëdha, ne po bëjmë çmos për ta parandaluar, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Sekuenca e parë ishte formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, pastaj pas vizitave të çuditshme në Athinë, pati një ndryshim në ato marrëveshje”, pranoi Vuçiç.