Aktualitet
I dehur në rrugë, vjedh një furgon dhe largohet! Arrestohet 51-vjeçari në Vlorë
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua dhe u arrestua disa minuta pas vjedhjes së automjetit, autori i dyshuar, shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale.