Connect with us

Politike

‘Nuk kemi nevojë për ty’/ Baçi i përgjigjet ftesës së Ramës: E luftojmë vetë korrupsionin

Deputeti i PD-së, Luan Baçi i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme tha se opozita duhet të bashkëpunojë me socialistët për të luftuar korrupsionin.

Baçi theksoi se nuk është e nevojshme që opozita t’i bashkohet Ramës për të luftuar korrupsionin, pasi opozita është në luftë me korrupsionin.

Mes tjerash ai nënvizoi se mazhoranca sipas tij është në ditët e fundit të saj.

“Paralajmërimi nuk bëhet me një apo dy mbledhje. Nuk është e nevojshme që Rama të bëjë paralajmërime, duke thënë se përgjegjësia është individuale. Gjithsecili ka përgjegjësi individuale, por përgjegjësia është kolektive. Rama vendos të tjerët zbatojnë, dikush del me mendjen e atij, dikush pa mendjen e tij. Rama po u bën një lëshim të gjithë të korruptuarve në radhët e tij. Sot Rama lau duart nga të gjithë ato që do të ndodhin në vazhdimësi. SPAK duhet të kishte marrë në hetim Veliajn, por e ka marrë si person në dijeni. Dihet tani që 5 drejtorë i ka në burg, ata 5 drejtorët nuk kanë vjedhur jashtë bashkisë. Mendoj se kjo mazhorancë është në ditët e fundit të saj. Është një mazhorancë që është kalbëzuar. Skandali këtu mbulon skandalin. Kemi struktura të posaçme për të luftuar korrupsionin. Opozita nuk ka nevojë për ftesën e kryeministrit, opozita është në shesh. Opozita është në luftë me korrupsionin dhe nuk ka nevojë që ti bashkohet Ramës”, tha Baçi 

Advertisement