Politike
Vizita e Ramës në Athinë/ Media greke: Provokim, në të njëjtën datë me arrestimin e Belerit
Media greke SYRIZA i ka kushtuar një artikull takimit që pritet të mbajë Kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë më datë 12 Maj. SYRIZA e quan takimin e Ramës si një provokim nisur nga fakti se në 12 Maj është edhe përvjetori i paraburgimit të Kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shit-blerje votash pak para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Më tej media hedh akuza edhe drejt homologut të Ramës, Mitsotakis, se ky i fundit përdor pakicën greke si mjet për përfitime të vogla partiake.
“Vizita e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit, është një veprim provokues, i cili nxjerr në pah mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria e Mitsotakis Nënvizon zgjedhjet e tij komunikuese të deritanishme, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, nuk nxjerrin në pah realisht çështjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe nuk mbrojnë efektivisht të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Të drejtat që rrjedhin si nga e drejta ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo komunitare, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit. Qeveria Mitsotakis, siç u pa edhe në periudhën parazgjedhore, e trajton pakicën etnike greke si mjet për përfitime të vogla partiake. Edhe një herë në pak 24 orë, vërtetohet se sa e rrezikshme është politika e jashtme e Mitsotakis për interesat kombëtare”,- shkruhet në artikull.