Connect with us

Rajon

Vizita e Mitsotakis në Turqi/ Zëdhënësi i Erdogan: Mundësi serioze për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe

 “Përpjekjet e ndërsjella të sinqerta mes Turqisë dhe Greqisë do të kontribuojnë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë”, tha sot Drejtori  i Komunikimit të Presidencës Turke Fahrettin Altun, në Forumin Turko-Helen të Akademisë së Medias, të mbajtur në Stamboll.

“Lidhja mes shoqërive tona është një mundësi e madhe. Ne po jetojmë fjalë për fjalë në një kohë të pasigurisë globale. Dhe kur shikojmë skenën botërore në këtë mjedis, shohim se janë dy të vërteta lakuriq përballë nesh”, vuri në dukje Altun, ndërsa shtoi se nismat e bashkëpunimit të propozuara nga Turqia dhe Greqia janë shumë më thelbësore sot se dje.

“Ne besojmë se vizita e Mitsotakis në vendin tonë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një mundësi serioze për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe. Si Turqi dhe Greqi duhet të flasim për marrëdhëniet mes nesh dhe për problemet në këto marrëdhënie mes nesh, jo me të tjerët”, përfundoi  Drejtori i Komunikimit i Presidencës turke.

Advertisement