Connect with us

Pinknews

Ups! Olta Gixhari “bën bashkë” Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

Olta Gixhari po shijon ditët e fundit të shtatzanisë larg Shqipërisë, në Spanjë. Siç shihet dhe nga fotot që aktorja s’ka nguruar të publikojë përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, vëmë re se vogëlushi që po rritet brenda saj i ka dhënë një tjetër nur duke e bërë më të bukur se çka qenë.

E kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga dy vajza mjaft të komentuara në botën e “showbizit”. E kemi fjalën pikërisht për Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn, dy vajzat të cilat dikur ishin shoqe, mirëpo të gjithë e dini si shkuan punët dhe tanimë dhe me të drejtë nuk janë as follow në “Instagram”.

Por, një foto e Oltës ka “bërë bashkë” vajzat të cilat kanë lënë nga një koment ku dhe kanë komplimentuar aktoren.

Advertisement