Kosova
Duam garanci për draft-statutin, pastaj në gjykatë, Kusari-Lila flet për një rrugë të ndërmjetme
Shefja e grupit Parlamentar Mimoza Kusari -Lila në një prononcim për media ka thënë se pushteti ka “brenga serioze mbi atë se si mund të realizohet dhe në cfarë forme i dërgohet” draft -statuti i propozuar i Asociacionit Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, duhet gjetur një rrugë e ndërmjetme “në të cilin duhet të ketë diçka nga ana e qeverisë, por në afate në të cilat duhet të merren garanci serioze, që deri tani s’ka pasur”.
“Jemi në rrethana të cilat asnjëherë -formë apo mënyrë -nuk duam që të krijojmë mekanizma që mund të sjellin dëmtim të brendshëm të rendit kushtetues në Kosovë, pavaresisht se na është thënë se ka garanci se asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive. Per draftin qe na është prezantuar nga BE, ne kemi dhënë komente, por ato nuk janë reflektuar si të tilla. Kemi brenga serioze mbi atë sesi mund të realizohet apo çfarë forme do i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund t’i dërgohet si një draft i pranuar pa pasur një vendim të qeverisë. Qeveria nuk ka vendim për atë draft pasi s’pajtohet me atë në tërësinë si është dorëzuar. Prandaj duhet të ekzistojë një rrugë e ndërmjetme në të cilin duhet të ketë diçka nga ana e qeverisë, por në afate në të cilat duhet të merren garanci serioze, që deri tani s’ka pasur”, tha Kusari Lila.