Connect with us

Pinknews

Konflikt fizik me ish banorët? Egla Ceno përfundon në spital, çfarë ndodhi?

Aktorja Egla Ceno ka pësuar një incident mbrëmjen e djeshme para se të fillonte “Post Big Brother”.

Ishte moderatori Ledion Liço ai që dha lajmin, ndërsa fituesja e Big Brother Vip u shpreh se kishte dhimbje në njërën këmbë.

“Tani për tani po rezistoj Ledion. Sapo të mbaroj postin do të shkoj të bëj një kontroll, por jam ok”, rrëfeu Egla.

Redaksia mësoi se aktorja ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimin i emisionit.

Pas mbarimit të “Post Big Brother” Egla është dërguar në spital dhe pasi iu nënshtrua disa kontrolleve,  aktorja është në një gjendje të mirë shëndetësore

Advertisement