Connect with us

Kronike

Shqiptari dënohet me 30 vite burg për një krim të kryer 27 vite më parë

Njëri u mbyt ndërsa tjetri u masakrua me 27 thika dhe një plumb në ballë. Më pas trupat e viktimave u dogjën. Vrasja makabre u shënua natën mes 31 dhjetorit 1996 – 1 janar 1997 në zonën e Alessandria të Italisë. Për këtë krim Fatmir Dervishi u dënua fillimisht me burg përjetë e më pas me 30 vite burg por vetë ai nuk kishte marrë pjesë në procesin gjyqësor. Më pas në 2019 u arrestua  dhe kërkoi rigjykim duke mos pranuar se ai është autori.

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e tij të parë, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë vendim dhe vendosi rigjykim në Apel (Për herë të tretë)

“Nuk isha unë,” tha ai edhe në seancën gjyqësore të 2 javëve më parë, por kjo bindi gjyqtarët Gjykatës së Apelit të Torinos, të cilët e dënuan sërish me 30 vjet burg. Nga ana tjetër avokati i të akuzuarit është shprehur se do të apelojnë për këtë vendim.

Shqiptarët Ilir Haxia dhe Kastriot Tufa kishin udhëtuar nga Padova për të festuar vitin e ri së bashku me bashkatdhetarët e tyre. Ata u vranë në atë mënyrë mizore nga tre persona: më 12 qershor 1998 Dervishi, i cili ishte arratisur, u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë. Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Dridanet Iberisha u dënua me 30 vjet burg, ndërsa Sami Kasmi me 6 vite burg.

Me dëshminë e Kasmit u dënua Dervishi, herën e parë por në gjyqin e ri  ai ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë.

“Ishte ai që akuzoi Dervishin”, kujton avokati.

Dy javë më parë të dy u gjendën përballë njëri-tjetrit në gjykatën e Torinos. 44-vjeçari shqiptar u arrestua dhe kërkoi një gjykim të ri.  Në seancë gjyqësor Kasmi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorit e gjyqtarit me ‘Nuk më kujtohet’.

Aq sa magjistratët dyshuan se dëshmitari përdorte drogë ose vuante nga amnezia: «Si nuk mund të kujtohesh për djegien një kufomë, siç rrëfeve atëherë? – këmbëngul prokurori Marcelo Tatangelo.

E kuptoj që ai nuk dëshiron të flasë ose ka frikë nga diçka.

Dervish nga ana e tij vijon ta mohojë se ka kryer vrasjen.

Isha në festën e Vitit të Ri por më pas u largova’ tregon në gjykatë Dervishi. Ai pranon se i ka njohur të dy viktimat atë natë por nuk ka pasur arsye përse ti vriste.

Por dëshmia e tij nuk bindi gjykatën e Apelit të Torinos për ta shpallur fajtor dhe dënuar me 30 vite burg.

Advertisement