Kronike
EMRI/ Inskenoi atentatin me armë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim
30-vjeçari Romario Alliaj, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “mashtrimi”, është arrestuar në Vlorë. Aliaj së bashku me një person tjetër, inskenuan një atentat të rremë në vitin 2019 në Novoselë. Shtyrja e disa borxheve financiare nga ndërtuesi i pallateve në Vlorë, Arben Veliko, ka bërë që Romarjo Alliaj të bënte një rol filmi, për inskenimin e një ngjarje kriminale, sikur Alliaj të ishte personi i qëlluar me armë. Kjo do t’i shërbente më pas Alliajt dhe një personi tjetër që të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Location 3”, si rezultat i të cilit, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, u kap shtetasi i shpallur në kërkim kombëtar:
Romarjo Alliaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 18.12.2023, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 1 vit e 5 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.