Connect with us

Politike

“Le t’i japim një përqafim Ramës”/ Giorgia Meloni falenderon kryeministrin shqiptar në fjalimin e fushatës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.

Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral të mbajtur dje, Meloni i tha mbështetëve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. Ajo shtoi se Rama është ‘masakruar’ vetëm sepse i shtriu dorën Italisë.

Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.

Vizitën e Melonit Top Channel e ka konfirmuar me burime nga kryeministria, por nuk dihen detaje dhe as agjenda e saj.

Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.

Advertisement