Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë/ Biden: Sulmet ndaj Rusisë me armë amerikane mund ta tërheqin SHBA-në më thellë në konflikt

Presidenti i SHBA Joe Biden ka pranuar se sulmet ukrainase në territorin rus me armë të furnizuara nga SHBA mund të përshkallëzojnë përfshirjen perëndimore në konflikt. Megjithatë, mundësia e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Rusinë është ende shumë e ulët, ka pohuar presidenti amerikan.

Uashingtoni dhe disa nga aleatët e tij konfirmuan javën e kaluar se Kievit tani i lejohet të përdorë armët e furnizuara nga Perëndimi për sulme brenda Rusisë. Gjatë një interviste Biden u pyet nëse mendonte se kjo mund të tërheqë SHBA-në dhe Perëndimin më gjerë në konfliktin e Ukrainës “në një mënyrë shumë më të gjerë”.

“Teorikisht mundet, por nuk ka gjasa”, u përgjigj presidenti amerikan.

Biden sqaroi se Ukraina mund të përdorë armë të prodhuara nga SHBA “vetëm në afërsi me kufirin me Rusinë kur armët ruse përdoren në anën tjetër të kufirit për të sulmuar objektiva specifike në Ukrainë”.

 

 

Të mërkurën, presidenti rus Putin u tha krerëve të agjencive ndërkombëtare të lajmeve në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg se SHBA dhe aleatët e saj në thelb kanë konfirmuar “pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në luftën kundër Rusisë” duke ofruar më shumë armë të sofistikuara për Ukrainën dhe lejimin e përdorimit të tyre brenda territorit rus.

Advertisement