Connect with us

Kosova

Serbia e Vuçiçit kërkoi ndihmë nga shteti i Lajçakut për të goditur Kosovën

Njohësi i çështjeve politike e diplomatike, Amir Shabani deklaroi se lobimi I Beogradit kunder Prishtines i prish edhe më shumë raportet mes Kosoves dhe Serbise dhe nuk I kontribuon paqes dhe stabilitetit.

“Lobimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare për ta vështirësuar ose bllokuar tërësisht rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës vazhdon të jetë i pandashëm nga aktiviteti i Vuçiqit dhe aparaturës së tij shtetërore. Një lobim i tillë i Serbisë ndikon dukshëm në prishjen e raporteve mes dy vendeve fqinje dhe nuk eshte aspak tentim për paqe dhe stabilitet”, theksoi analisti.

Sipas tij, kërkesa e Marko Gjuriç I cili kërkoi nga përfaqësuesi sllovak i OKB-së që të ndikojë që të mos hiqen masat kufizuese ndaj Kosovës, nuk është edhe shokuese, pasi nje gjë e ngjashme ndodhi edhe me Peter Stanon. Madje, ai potencoi se edhe Lajçak ka shprehur shpesh anshmëri te favor te shtetit serb.

Persa i përket ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, ai edhe më herët paraqitej duke anuar më shumë kah Serbia dhe fliste per kushte të paarsyeshme për Kosovën. Prandaj, fakti që po bëhet lobim nga shteti prej të cilit vjen Lajçak, nuk është befasuese, sepse ky i fundit nuk ka shfaqur rezultate lehtësimi për çështjen në fjalë” – potencoi  Amir Shabani

Advertisement