Connect with us

Politike

Iku nga Basha pas vendimit të Apelit për vulën? Çollaku: S’kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit që vendosi që vula e PD ti jepet ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka deklaruar se ka qenë dhe do të jetë deputet i PD.

Çollaku ka komentuar edhe në lidhje me faktin nëse ka braktisur apo jo Lulzim Bashën pas vendimit të Apelit, ku tha se nuk ka lëvizur në asnjë moment nga identiteti i tij politik.

“Isha dhe jam deputet i PD. Me statusin në rrjetet sociale konfirmoja këtë gjë. Komentet dhe kuptimet e keqkuptimeve vërshuan po braktis këtë apo po shkon atje.

Dua të sqaroj se unë nuk kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik. Jam student i dhjetorit dhe themelues i PD.

Nuk ka braktisur askënd por kam refuzuar të gjithë ata që më kanë kërkuar që të lë PD-në. Kam deklaruar se do jem aty ku është sigla e PD.

Duhet paraqitur një projekt bashkimi. E kemi të pamundur fitoren pa bashkuar demokratët dhe pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë”, tha deputeti i PD
Advertisement