Kronike
I akuzuar për vrasje në Spanjë, arrestohet në Durrës 49-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal (EMRI)
Një 49-vjeçar, i akuzuar për vrasje nga autoritetet spanjolle, u vu në pranga në Durrës këtë fundjavë.
Gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, Armando Masha u kap në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.
Masha pritet të ekstradohet drejt Spanjës.