Connect with us

Kosova

Aventura e fundit e Vuçiçit, avokat Ngjela paralajmëron tragjedinë

Avokati shqiptar zbardh detaje: Këto janë motivet që kanë shtyrë Kurtin dhe Vuçiqin për të takuar në Bruksel – BE ka frikë nga konflikti me…

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar takimin e pritshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçic, e cilësoi ate si të kotë dhe te detyruar nga presioni ndërkombëtar.

Madje, Ngjela tha se nuk ka pse t’i lutemi një shteti të mundur në luftë, për të njohur pavarësinë e Kosovës

Duke shtruar pyetjen se pse është kaq i interesuar Bashkimi Evropian për këtë takim, ai u deklarua: Sepse ka frikë nga një konflikt i mundshem I planifikuar nga presidenti i Serbisë.

Sipas Ngjelës, BE shqetësohet për Serbinë, sepse një konflikt ndaj Kosovës do të ishte në thelb një konflikt midis NATO-s dhe Serbisë. Krahas kësaj, ai potencoi se Serbia e dobët nuk ka më fuqi për tu konfrontuar me Kosovën.

“Kjo do të thotë që shqiptarët mund të vazhdojnë të pretendojnë për territore të tjera shqiptare në Serbi, siç është Presheva” – theksoi avokati duke shtuar se Serbia e dobët nuk ka më fuqi për tu konfrontuar me Kosovën për ripushtimin e saj?

“Kjo do të ishte një aventurë humbëse për Serbinë, qe mund ta çojë atë drejt shpërbërjes, sepse brenda Serbisë ka edhe etni të tjera që mund të kërkojnë pavarësi. Prandaj, Vuçic kuptohet se ende është një lider i dobët që nuk ka më asnjë fuqi për të përballuar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik. Është naiv teksa po kërkon të trembë Perëndimin me konflikt” – deklaroi Ngjela

“ A do të gjejë Vuçic forcë për një konflikt të ri me NATO-n? JDhe përgjigjen e saktë e kësaj pyetjeje e gjejmë tek maksima që na kanë lënë latinët e mëdhenj të Perandorisë Romake: E vetmja shpresë e të mundurit është që ai të mos ketë asnjë shpresë” – potencoi avokat Ngjela

Advertisement