Connect with us

Bota

Mark Rutte zgjidhet nga aleatët si Sekretar i ri i Përgjithshëm i NATO-s

Mark Rutte është zyrtarisht Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s. Kështu kanë vendosur anëtarët e Aleancës më të madhe ushtarake në botë, duke bërë me dije se detyrën Rutte do ta marrë në tetor, kur Jens Stoltenberg, shefi aktual i saj, të mbarojë mandatin e zgjatur.

Emërimi i Rutte u bë një formalitet, pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se ai ishte larguar nga gara, pasi nuk arriti të fitonte mbështetje.

Përmes një komunikate të shkurtër për shtyp, NATO bën me dije: Të mërkurën (26 qershor 2024), Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg. Z. Rutte do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës.

Sekretari aktual, Stoltenberg, po ashtu ka reaguar menjëherë: Unë mirëpres ngrohtësisht zgjedhjen e Aleatëve të NATO-s për Mark Rutte si pasardhësi im. Marku është një transatlanticist i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit. I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë NATO-n.

Advertisement