Politike
Mungon prokurori, shtyhet sërish gjyqi i Salianjit në Gjykatën e Apelit
Është shtyrë sërish gjyqi në ngarkim të deputetit të PD-së Ervin Salianji, në lidhje me çëshjen e njohur si “Babalja”.
Gjykata e Apelit njofton se nesër më datë 28.06.2024, ora 10:00 është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji etj.
Njoftimi i Gjykatës së Apelit
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, ju njoftojme se:
Neser me date 28.06.2024, ora 10:00, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojme se seanca nuk do te zhvillohet, per shkak se prokurori ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, duke parashtruar se per arsye objektive nuk mund te jete i pranishem.
Per seancen e ardhshme do te njoftoheni.
Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.