Connect with us

Kosova

Korrespondenti rus i luftës tallet me deklaratën e Vuçiçit në Telegram

Në kanalin e tij në ‘Telegram’, korrespondenti rus i luftës, Yuri Kotenok, eshte tallur me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, të cilën ai e ka bërë në pritjen e organizuar nga Ambasada Amerikane me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Vuçic tha se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë historikë në momente vendimtare.

“Natyrisht, viti 1999, kur NATO nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara ‘hekurosi’ bërthamën serbe të ish Jugosllavisë, ishte një vit i pavendosur dhe i parëndësishëm. Dhe në fund të fundit, pse ai mbahet mend? – pyeti Kotenok.

Në të njëjtën kohë, zëvendëskryeministri serb Aleksander Vulin, sipas mediave ruse, ka theksuar se Beogradi nuk do të humbasë kurre një mik të besueshëm që e ka mbështetur me shekuj dhe se “lidhjet e ngushta me Rusinë janë të papajtueshme me integrimin evropian”. .

Kujtojmë se Vuçic gjate pritjes ne ambasaden amerikane ka deklaruar se “Përkujtimi i Ditës së Pavarësisë, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së, kur parimet e lirisë, demokracisë dhe barazisë u vendosën si themeli i shoqërisë amerikane. Kjo ditë shërben edhe si përkujtues i përkushtimit ndaj shpirtit liridashës dhe drejtësisë, të cilat janë themelet mbi të cilat mbështetet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja krenare e Serbisë.

“Aleatët në momente vendimtare historike, Serbia dhe SHBA ndajnë një partneritet dhe bashkëpunim të gjatë dhe shpresoj se ne do të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet tona, bazuar në respektin dhe mirëkuptimin reciprok” – ka deklaruar Vucic

Advertisement