Connect with us

Kronike

Terrorizohen qytetarët, të shtëna me kallashnikov gjatë natës në këtë qytet

Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Llakatundit ka patur të shtëna me armë zjarri kallashnikov.

Është qëlluar dy herë me breshëri. Forca të shumta të policisë të Vlorës pas Informacionit janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe FNSH, të cilët kanë krehur zonën deri në orët e vona për kapjen e autorit.

Nuk raportohet për persona të plagosur.

Advertisement