Connect with us

Pinknews

Konfirmohet/ Ish-banorja e “BBV3” do të jetë një nga konkurrentet?

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Epo mesa duket diçka po bluhet këto ditë dhe ne po e nuhasim. Ndoshta “Dancing With the Stars 3” mund të nisë së shpejti me sezonin e ri televiziv e përgatitjet duket se kanë nisur. Për këtë na ka bërë të dyshojmë një Instastory e ish-banores së “BBV3”, këngëtares Vesa Smollica, e cila ka postuar një video duke kërcyer me balerinin profesionist Luixhino Hala në një nga skenat e Top Channel, kërcim i cili duket si performanca e klipit prezantues të konkurrentëve të “DWTS”.

Ndoshta konkurrentë të rinj mund të jenë edhe ish-banor të tjerë të “BBV3”, për këtë na mbetet vetëm të presim dhe të jemi vigjilent…

Advertisement