Politike
“Shpërthen” Bejko: Jam për parti të re, Basha nuk e bën dot liderin
Roland Bejko tregoi arsyet pse nuk e mbështet më Lulzim Bashën.
“Mbështetjen për zotin Basha e kam pasur me kushte. Kam dashur që të bënte betejë kundër berishizmit dhe kundër korrupsionit dhe kjo ka munguar. Tashmë ka mbaruar kjo mbështetje sepse nuk bëj dot betejë për dikë që nuk dëshiron që të fitojë luftën”, tha Bejko.
Ish-anëtari i Kryesisë së PD së Bashës theksoi se Lulzim Basha nuk e bën dot liderin.
“Isha për të krijuar një parti të re, me logo të re, me emër të ri dhe të bëhen zgjedhjet nga e para për partinë. Me qëllim që të mos bëjmë parti kryetari. Inkurajoj krijimin e një lëvizjeje politike dhe do të jem zë i fortë për të mbrojtur vlerat e djathta. Lulzim Basha nuk është “non grata”, mund të ketë defekte në lidership, por nuk është Sali Berisha”, tha Bejko.