Connect with us

Kosova

Serbia po përgatitet për ardhjen e Trumpit/ Vuçiç luan me SHBA-në, Rusinë, Kinën e Europën

“Serbia po krijon lidhje të ngushta me ekipin e Donald Trump edhe pse përpiqet te duket se ndjekë një kurs të mesëm në një botë shumëpolare,” – keshtu shkruan Financial Times në krye të një artikulli kushtuar shtetit ballkanik.

Media e njohur shkruan për ndërtimin e një kompleksi hotelesh dhe apartamentesh në qendër të Beogradit dhe se investitorët janë nga të gjitha vendet, edhe nga Amerika, kundërshtari i vjetër i Beogradit, siç i referohet gazeta, e cila kujton se ky shtet në të ’90-at udhëhoqi ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për ta ndalur agresionin serb.

Në Europë, marrëveshja e Beogradit shihet si një manovër klasike e basteve nga 54-vjeçari Vuçic, i cili ka dominuar politikën e brendshme dhe rajonale për një dekadë – për tre vjet si kryeministër i Serbisë dhe më pas shtatë vjet si president – dhe I pëlqen të luaj me Amerikën dhe BE-në kundër Rusisë dhe Kinës.

“Ai është një lojtar i mprehtë shahut” –  tha Milan Antonijevic, avokat serb dhe ekspert i të drejtave të njeriut, i cili e portretizon Vuçicin si dikush në përpjekje për ta ndjekë një kurs të mesëm që i përshtatet më së miri interesave afatgjata të Serbisë në një botë gjithnjë e më shumëpolare.

“Serbët kanë një dashuri “të kalkuluar” për Kinën” dhe një dashuri “irracionale” me Rusinë – u shpreh Srgjan Bogosavljeviç.

E megjithatë në të njëjtën kohë, Vuçiq ka nxitur lidhjet me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe po shtyn të punojë me BE-në për të ndihmuar në zhvillimin e minierës më të madhe të litiumit në Europë në Serbinë perëndimore, një projekt shumë miliarda euro. Vuçiq këmbëngul se qëllimi i tij është anëtarësimi në BE, partneri kryesor tregtar i Serbisë. Ajo ka qenë kandidate për 12 vjet, por ka bërë pak përparim në tejkalimin e shqetësimeve të BE-së për përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit.

Diplomatët perëndimorë dhe analistët rajonalë besojnë se tani Vucic po anon nga perëndimi. Në intervistën e tij në Financial Times ai e paraqeti qëndrimin e tij kundër sanksioneve ndaj Rusise, si rrjedhojë e një neverie per sanksionet e vendosura ndaj Serbisë gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990. Ai gjithashtu konfirmoi se e ka ndihmuar në mënyrë diskrete Kievin duke iu shitur municion palëve të treta, të cilat përfundojnë te forcat e armatosura të Ukrainës.

Vuçic mund të përshkruhet më së miri si një kameleon. Ai filloi në politikë si një nacionalist ekstremist dhe ndërkohë që ka hyrë në qendër, ai ende luan rregullisht kartën nacionaliste për të marrë mbështetjen e së djathtës, më së fundi duke organizuar një takim pan-serb në Beograd. Për kritikët e tij, ai është pak i ndryshëm nga Viktor Orbán, kryeministri joliberal hungarez, një tifoz i Trump që kundërshton qëndrimin e BE-së dhe NATO-s ndaj Ukrainës.

Administrata Biden ka investuar kohë dhe para për ta sjellë Vuçicin në kampin e perëndimit dhe ka mbështetur një projekt ambicioz të energjisë solare në Serbi. Megjithatë, nuk ka dyshim se Trump do të ishte një partner më i natyrshëm se Biden.

Advertisement