Kosova
P*ORDHET e Gjokoviç për bombat e NATO-s, turpërohet para botës me deklaratën për Kosovën
“Gjokoviq u turpërua para botës me një deklaratë për bombardimet e NATO-s: Isha shtatë vjeç kur bombat…”, është titulli i gazetës boshnjake “Oslobocenje”.
Novak foli në disa raste gjatë karrierës së tij për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 dhe se si e forcoi atë mendërisht, por këtë herë ‘kujtimet’ e tija padyshim nuk përputheshin me faktet dhe matematikën e thjeshtë”, shkruan mediumi boshnjak.
Dihet se nga 24 marsi e deri me 10 qershor të vitit 1990 (shkrimi ynë), NATO bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që bëri ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
“Gjithmonë kam thënë se Wimbledon ishte ëndrra ime e fëmijërisë. E kam treguar këtë histori disa herë më parë, por ia vlen të përsëritet. Isha një fëmijë shtatëvjeçar në Serbi, dëgjova bomba që fluturonin mbi kokën time dhe ëndërroja të luaja tenis në fushën qendrore të Wimbledon, fushës më të rëndësishme në botë”, – tha Gjokoviç pas triumfit të mbrëmshëm.
Media boshnjake i numëron disa fakte.
“Interesant, duke pasur parasysh se Gjokoviq lindi në vitin 1987 dhe se ai ishte shtatë vjeç në vitin 1994, dhe ato ishin vitet kur vendi në të cilin ai lindi po e sulmonte në mënyrë agresive Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe bomba dhe predha binin në të gjitha qytetet, mbi vendin tonë, jo në Beograd. Por kush e di, ndoshta Gjokoviqi për mrekulli qëndroi në një vend në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1994, qytet, dhe bombat që fluturuan mbi kokën e tij ishin ato që ushtria e RS, e mbështetur nga Serbia, ka gjuajtur në qytetet dhe popullsinë e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Le të shpresojmë se teniseri do t’i rregullojë më mirë faktet herën tjetër, por edhe që nga respekti universal njerëzor që ai thërret shpesh, të na kujtojë edhe sakrificat njerëzore dhe traumat që kanë popujt e tjerë të dikurshëm të ish Jugosllavisë, që vuajtën si pasojë e granatimeve, bombardimeve dhe agresionit nga anët e Serbisë”, ka shkruar “Osllobocenje.