Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Belerit/ Reagon avokatja e Popullit: I nisëm raport Policisë së Shtetit dhe…

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka bërë sot në Kuvend raportimin e saj për vitin 2023. Ballanca u pyet nga deputetët lidhur me rastin e arrestimit të Fredi Belerit se përse institucioni i saj nuk është prononcuar. Ajo tha se ka patur një raport nga institucioni i saj që i është drejtuar policisë së shtetit dhe prokurorisë.

“Në rastin e zotit Belerit ne kemi dalë me një rekomandim në lidhje me veprimet e policisë së shtetit mbi një numër personash të cilët u kërkuan në mes të natës dhe u thirrën për tu marrë në pyetje pa pasur komunikim, pa pasur njoftim, duke i marrë nga Himara dhe duke i lënë në Vlorë për tu kthyer në pikë të mëngjesit, dhe ky rekomandim i është drejtuar si policisë së shtetit ashtu edhe prokurorisë për të zbatuar proceduart dhe për tu garantuar të drejtat personave për tu marrë në pyetje. Por për rastin e zoti Beleri ka një vendim gjyqësor që deri më tani e konsideruar fajtor dhe asnjë prej nesh nuk ka asgjë tjetër ç’të bëjë veç se të zbatojë vendimin e gjykatës”, tha Ballanca.

Advertisement