Kosova
“Në kamerën e dyqanit të tij…”, ja si u zbulua Faton Hajrizi dhe më pas u ekzekutua nga serbët
Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, është ekzekutuar nga policia serbe në afërsi të Loznicës.
Sipas Telegrafi.rs, ai ishte pikasur nga një banor lokal në kamerën e dyqanit të tij dhe ky person kishte njoftuar menjëherë policinë.
Hajrizi ishte parë gjithashtu të ecte nëpër oborre të shtëpive në rrugën e Shabacit.
Sipas kësaj medie, policia ndërmori veprimet e nevojshme për të arrestuar ose neutralizuar të dyshuarin.
Sipas mediave serbe, ai është lokalizuar nga pjesëtarët e policisë, dhe më pas disa herë ka kërkuar që të dorëzohet. Më pas, sipas tyre, ai ka refuzuar dhe ka vendosur të qëllojë në drejtim të tyre, pas së cilës ata i janë kundërpërgjigjur.
Media serbe “Informatori” ka publikuar fotografitë e Fatonit të vrarë dhe të armës, me të cilën ka qëlluar policinë serbe. Sipas tyre, në armë ishin të gdhendura simbolet e UÇK-së.
“Policia serbe e kishte lokalizuar në një pikë karburanti jo larg FK Trbusnica. Ai u përpoq të arratisej përtej Drinës, por kur kuptoi se kishte pjesëtarë të policisë në të dyja anët, hoqi dorë nga vrapimi, hapi zjarr ndaj tyre dhe filloi t’i shajë në serbisht”, shkruan media serbe.