Connect with us

Kosova

Godet Buzhala: Bislimi është më i kriminalizuar se Hajrizi, krimet e tij kanë pasoja të mëdha

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se nënkryetari i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, është më i kriminalizuar se Faton Hajrizi dhe se veprimet e tij kanë pasoja shumë të mëdha

Në një postim në Facebook, Buzhalja deklaroi se në të njëjtën kohë kur Serbia likuidoi Faton Hajrizin, presidenti serb Aleksander Vuçiç arriti një marrëveshje historike dhe domethënëse, numerikisht masive me kancelarin gjerman Olaf Šolc, duke theksuar se bëhet fjalë për miliarda euro dhe per një produkt jashtëzakonisht te rëndësishëm si litiumi.

“Nga njera anë Serbia vrau një qytetar të Kosovës, nga ana tjeter Gjermania nuk e sheh se po e inkurajon Serbinë, e cila sipas drejtuesve të institucioneve tona po përgatitet të sulmojë Kosovën kurse Perëndimi po e toleron” – ka deklaruar gazetari i njohur.

Ai kujtoi kohen kur Kosova e refuzoi Gjermaninë kur donte të investonte në termocentralin e Obiliqit dhe donte të blinte Valja.

“Sot askush nuk mund t’i blejë të dyja këto asete edhe nëse ia fal. Litiumi i sotëm është qymyri i djeshëm, përveçse koha e qymyrit ka mbaruar,”  – ka thene Buzhala duke shtuar se “Klasa që është sot në pushtet ka ide të tjera për ekonominë”

“Ajo ka dashur ta zhvillojë vetë ekonominë e Kosovës. Ata donin ta mbanin Valjën si kompani publike, po ashtu donin që Qeveria e Kosovës të investonte në termocentrale, sepse thoshin se do të fitonim më shumë” – theksoi Buzhala duke shtuar se tani Kosova po kërkon nga Gjermania që të bëjë kompromise dhe, sipas tij, të injorojë litiumin në Serbi “për hir të disa parimeve demokratike”, duke thënë se, nga ana tjetër, në Arabinë Saudite, për shkak të naftës, i gjithë Perëndimi ka injoruar mungesën e  demokracisë, teksa bëri një sy qorr, siç pretendoi ai, dhe ndaj krimeve monstruoze në Jemen.

“Në anën tjetër, ne vazhdojmë të jemi të orientuar strategjikisht sipas vizionit të Rabit Konjufcës dhe Besnik Bislimi. I pari tha se tani Faton Hajrizi po kthehet nga Serbia me Milan Radoiçiçin në xhep dhe pa thikë apo kamë në brez, ndërsa i dyti pothuajse ishte gëzuar që Serbia vrau një qytetar të Kosovës, teksa tha se ai është kriminel edhe për Kosovën. Njëri është këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse tjetri zëvendëskryeministër” – deklaroi Buzhala duke theksuar se sipas tij, Bisjimi është më i kriminalizuar se Faton Hajrizi, duke thënë se krimet e Hajrizit janë të lokalizuara, ndërsa të Bislimit, siç pretendoi ai, kanë pasoja shumë më të mëdha.

“Përveç Besnik Bislimit, kushdo tjetër mund të pyesë pse Fatoni shkoi në Serbi dhe jo në Shqipëri”. Pra, edhe këtu po mundohet të gjejë një justifikim për dështimin epokal të shtetit tonë, i cili e mbajti Fatonin në burg dhe e rehabilitoi” – deklaroi jo pa ironi Berat Buzhala.

Advertisement