Connect with us

Aktualitet

Pesë emra në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP publikon kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike listën e kandidatëve që do të garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, në garë janë regjistruar zyrtarisht pesë kandidatë:

Adnan Xholi
Arta Marku
Fatjona Memçaj
Rovena Zoto
Ylli Pjetërnikaj

Kandidatët do t’i nënshtrohen procedurave të vlerësimit nga KLP, përfshirë verifikimin e kritereve ligjore dhe vlerësimin profesional, përpara se të përzgjidhet kandidati që do t’i propozohet Kuvendit për miratim.

Posti i Prokurorit të Përgjithshëm është një nga funksionet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, ndërsa gara zhvillohet në një periudhë kur SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë janë në qendër të vëmendjes publike.

Advertisement