Pinknews
Ilnisa Agolli shtatzënë? Me sytë që i “qeshin”, ish-banorja jep pergjigjen e papritur…
Të dy në profesion gazetarë, por jetët e tyre u kryqëzuan për herë të parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip 3.
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpi kur ishin konkurrentë, dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes.
Pak ditë më parë çifti ishte në Turqi për disa ditë pushimesh. E ftuar ne emision Argjira Spanca e komplimentoi Ilnisën duke i thënë se ka bërë një ndryshim kohët e fundit në pamje, dhe se duhet shumë bukur.
“Është nga brenda, dashuria të zbut, të ndryshon të zbukuron. Kemi ardhur nga një pushim i shkurtër në Bodrum, ku frynte një erë dashurie nga ato që të rrëmbejnë”, tha ajo. “Ka ndonjë gjë të re nga ky fllad i dashurisë?”, e pyeti më tej Argjira.
“Nuk e di pse u emocionova… jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht, por që… mund edhe të ketë”, tha Ilnisa.
“T’i ndaj sikletosesh se e di që unë i di gjërat dhe ke merak se mos nxjerr ndonjë gjë”, tha Argjira duke qeshur.
Por këto përgjigje me nënkuptim, po japin shenja se Ilnisa mund të jetë në pritje të ëmbël?!